A e kujtoni! Noçja e Big Brother jep lajmin më të bukur te jetes se saj! Nuk do e njihni sa ka ndryshuar (Foto)

Përmes disa fotove ilustruese mbi shtatzaninë dhe muajt e parë të ardhjes në jetë të fëmijës, Najada Konomi, e njohur nga publiku si Noçja e Big Brother, zbuloi së fundmi në Instagram se është bërë nënë.

Një nga komentuesit e ka pyetur nëse bebi ka ardhur në jetë dhe Konomi i është përgjigjur që prej dy muajsh, ajo është bërë nënë e një vajze. “Momentet më të mrekullueshme,” shkroi Konomi në postim.

Në qershor, Najada zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të ëmbël. “Të rrisësh një fëmijë është një periudhë krijuese, art më shumë se shkencë,” shkroi ajo në foton ku shfaqej me penel dhe bojra në duar. “Tani barku im është po aq fisnik sa zemra ime. Vogëlushe, ti më jep një arsye për të buzëqeshur çdo ditë.”

Në janar të 2018-s, ajo bëri publik lajmin se është martuar me partnerin e saj , marrëdhënien me të cilin është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes dhe syve të publikut kureshtar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*