Ala.rmante/ Preket nga Covid 19 kryebashkiaku i Ramës: Ka thërritur në takim banorët, do jenë dhe dy ministra

Kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Deda është prekur nga Covid 19, dhe ndodhet i karantinuar së bashku me bashkëshorten e tij. Mësohet se Ndreca po e kalon Covidin në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sipas burimeve të Faxweb.al ka pasur disa simptoma të lehta, që e kanë shtyrë të bëjë tamponin nga ku ka dalë pozitiv.

Nuk dihet nëse i janë bërë tamponet kontakteve të tij të afërta, ndërkohë që dje një denoncim në lidhur me këtë fakt, e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha ka postuar në profilin e tij në Fb, shqetësimin e banorëve të Lurës, të cilët thonë se Deda edhe pse i prekur me Covid, pritet që të marrë sot pjesë në një takim, ku do të jenë të pranishëm edhe dy ministra të qeverisë Rama.

“Akuzon na rko-kryetarin monist të Mirditës, Ndrec Deda, se përhap COVID-19 në Lurë! – shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Ai akuzon narko-kryetarin monist të Mirditës se merr pjesë në mbledhje duke qënë vet COVID-19 pozitiv. Kr im!”
Mirëmbrëma Doktor.

Po ju shkruaj sepse disa banorë të Lurës kanë shprehur shumë shqetësime për takimin që do të bëhet nesër në orën 10 në qendër të Lurës me prezencë të dy ministrave dhe të kryetarëve të bashkisë dhe të njësive, por sidomos me prezencën e kryetarit të bashkisë Mirditë, z.Ndrec Deda sepse ka të dhëna nga spitali i Rrëshenit që ai ka bërë tamponin dhe ka dalë p ozitiv dhe këtë po e mbajnë të fsh ehtë.

Si mundet të marrë pjesë në një takim të hapur? Të rre zikojë banorët e fshatrave. Si mundet të tregohet kaq i papërgjegjshëm sa të marrë pjesë së bashku me të prekur të tjerë që janë pjesë e bashkisë Mirditë dhe mbahen të fsh ehura”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*