Arbana dhe Eduarti më të dashuruar se kurrë, ja si e quajne njëri-tjetrit me përkëdheli (Foto)

Çifti Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj shfaqen më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe komentet që i lënë njëri-tjetrit në Instagram.

Eduarti ka publikuar sot një foto nga shëtitja që bënë dje si familje në Dajt, dhe aq mjaftoi që Arbana të mos i rezistojë dot!

“Drita ime”, i shkruan moderatorja në postimin në Instagram, ku ka marrë edhe një koment super romantik nga Eduarti: “Love” (Dashuri)”.

Dje çifti kaloi një të shtunë të këndshme në Dajt, ndërsa sot moderatorja ndodhet në det! Arbana ka publikuar disa foto me prindërit e saj duke shijuar diellin dhe plazhin!

Nuk e dimë nëse pranë tyre ndodhet Eduarti, pasi ky i fundit ka publikuar disa foto nga Shkodra.

Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Ata do të bëhen prindër të një bebushi dhe kjo i ka gëzuar pamasë.

Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*