Bashkëshortja heq shaminë për herë të parë, burri zbulon të vërtetën që e sh okoi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një provincë të Indisë, ku një burrë i ka kërkuar divorcin gruas së tij pasi ka zbuluar se ajo mbante mjekër dhe kishte zë mashkulli.

Burri në fjalë është ankuar dhe ka deklaruar se nuk e kishte parë nusen, pasi ceremonia e dasmës ishte organizuar nga krushqit dhe ajo nuk kishte thënë asnjë fjalë.

Në ditën e dasmës së saj, gruaja në fjalë, emri i së cilës nuk është bërë publik, kishte mbajtur një shami gjatë gjithë kohës dhe nuk i kishte folur burrit, duke e bërë të pamundur që ai ta vinte re difektin e saj.

“Kur e pashë për herë të parë kishte makeup në fytyrë. Pasi kalova 7 ditë me të, shkova jashtë qytetit për punë. Kur u ktheva pashë që ajo kishte rritur mjekrën dhe kuptova që zëri i saj i ngjasonte një mashkulli”, është shprehur burri nga India.

Gruaja indiane ka pranuar se qimet në fytyrë dhe zërin si mashkull e ka për shkak të një ç’rregullimi hormonal. Ajo deklaroi se burri e ka dhu nuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe se ai po gjen arsye të rreme që të ndahet nga ajo. Gjykata ka refuzuar t’i ndajë çiftin në fjalë duke mos e parë të përshtatshme arsyen e ndarjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*