Bes Kallaku mbulohet ne miliarda! Banoret japin al.armin: Ilir Meta dhe Lali Eri i falin token gjigande pa leke, ja cfare super biznesi po nderton

Një skandal i bashkisë së Tiranës ka tronditur Kasharin e Mëzezin, pasi një pronë e banorëve i është dhënë një privati që nuk është dosido por një person i rëndësishëm i lidhur me politikën, i cili e ka marrë në një konçension për 90 vjet dhe ka ngritur një kompleks që padyshim është fabrikë parash.

Emri: Bes Kallaku, afilacioni, mik i Presidentit Ilir Meta, profesioni: aktor dhe personazh i show bis, aktiviteti: biznesmen në disa restorante, miniera dhe aktivitete tregtare nga Kruja në Tiranë e deri në Bulqizë.

Bëhet fjalë për fushën e Mezezit, që gjithë jetën ka qenë një zonë ku banorët e zonës, kryesisht fëmijët kanë luajtur futboll. Madje edhe muxhahidinët iranianë, kur jetonin në zonën e City Park, luanin në këtë fushë.

Ka rreth një vit që bashkia Tiranës i ka dhënë një konçension Bes Kallakut, i cili ka ndërtuar në kohë rekord një superkompleks afarist çka ka irrituar banorët e zonës.

Qytetarët kanë protestuar mbi 3 herë, ndërkohë 3 kryepleqtë e zonës i kanë kërkuar bashkisë që të anulojë vendimin.

Besnik Fuçia, ish-kryetar i komunës dhe drejtues i opozitës në njësinë Bshkiake Kashar ka mobilizuar PD-në në një protestë të gjatë ku ka kundërshtuar dhënien e konçensionit.

Protestë që ka qenë në fakt një përplaje brenda opozitës PD-LSI, por ende nuk ka folur Basha, i cili ka një marrëdhëne të fortë me presidentin Meta, por nga ana tjetër PD merr shumë vota në zonën e Kasharit.

Si do të veprojë kreu i opozitës me këtë rast, ku as këshilltarët e PD-së nuk kanë ngritur zërin deri tani./Pamfleti

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*