Bleona Qerreti ‘punëtorja e q.ejfit’ te politikaneve/ Ti nuk din as me ma lyp kenga dedikuar Luan Rames

Luan Ramës, nënkryetarit të LSI, shumëkush mund të thotë se i ka ecur në jetë. Dhe i ka ecur në të vërtetë. Pas disa përjashtimeve që nga shkolla e mesme e deri në shkollën e lartë, për gjëra të vogla dhe rinore, ai më në fund gjeti një farë stabiliteti. Pasi bëri një kompromis të hatashëm dhe mori pyetjet paraprakisht e fitoi një konkurs të viteve ’90, u emërua te Zëri i Popullit, gazeta më e vjetër në Shqipëri. Arriti deri drejtues i saj, derisa hyri në politikë, deputet dhe ministër. Te Kultura, Rendi dhe Mbrojtja. Me një fjalë e përkëdheli fati, dhe u bë sidomos ministër i Rendit. Që në atë kohë, në kushtet e një menaxhimi kufijsh pa sistem TIMS nuk është se kishe shumë për të bërë.

Aq më tepër që dhe ndonjë “trefletësh” kanabisi digjej përgjysmë, apo ndonjë kile her oinë apo ko kainë, shkonte për të trullosur peshqit e Shkumbinit apo Vjosës, në masën 50 përqind. Pjesa tjetër dihej. Pavarësisht se Luan Rama si Ministër Rendit që vinte nga gazetaria u dorëhoq me detyrim për vetë faktin se i futi duart në fyt një gazetari, ish kolegu të tij, mund të themi se Luan Ramës i eci dhe më pas. Pasi dhe me LSI u zgjodh deputet, por pa ia besuar më ndonjë portofol ministri, pavarësisht se kush nuk u bë nga LSI ministër.

Por ecuria pozitive e karrierës së Luan Ramës ka arësyet e veta. Në radhë të parë ai ka bërë ndere apo ka bërë mirë siç thonë shqiptarët në përgjithësi. Shumë ndere dhe shumë mirë madje. Jo vetëm që ka mbajtur dhe mban në “këmbë” kazinotë dhe lojrat e fatit ku luan dhe humbet, por dhe ka sistemuar njerëz në punë dhe në jetë. Madje i ka bërë dhe me lekë sa të ngrenë biznese. Një ndër ta është dhe familja e këngëtares Bleona Qerreti. Babain Nazmi ia futi drejtor të madh në ministrinë e Rendit, Bleona ndonëse kjo e fundit e fëlliqi me këngën “ti nuk din as me ma lyp”, u sponsorizua në disa koncerte dhe udhëtime jashtë vendit.

Paratë s’ka rëndësi nga dilnin, ishin produkt i atyre gjërave që thamë më sipër. Por Luani e kompleton shërbimin për familjen Qerreti me ndihmën që i dha vëllait të Bleonës, Bledarit. I cili me paratë që Luan Rama ka dhënë për familjen e tij ngriti një biznes ndërtimi, jo në Shqipëri por në Kazakistanin e largët. Madje aq shumë i ka ecur andej, sa ka ngritur dhe një lokal luksoz dhe nuk i bëhet të rikthehet në Shqipëri. Pavarësisht se Kazakistani është larg, nuk është në asnjë organizëm i integruar, Bledari ka gjetur parajsën atje. Në fillim me paratë e Bleonës që e kanë burimin te Luan Rama, ish ministri i rendit dhe i Mbrojtjes. Pastaj si të ngrihet, vetëm ti qëndrosh në kokë se ecën vetë biznesi. Thjeshtë dhe vetëm dhuratë e Luan Ramës./

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*