Burri vd.iq natën e Vitit të Ri, këngëtarja shqiptare na përlot: Isha në koncert, më lajmëroi kunati dhe…(Foto)

Natën e Vitit të Ri, si për pjesën më të madhe të këngëtarëve, ajo ishte në një prej klubeve më në zë të qytetit të lindjes. Nga Greqia, Jolanda Dhamo kishte ardhur për të kënduar pranë publikut të saj të parë dhe më besnik. Por nuk shkoi ashtu siç kishte menduar. Netët e Vitit të Ri, pas asaj të fundit të vitit të kaluar, ajo nuk do t’i kalojë më njëlloj…

Ndarjet nga jeta të njerëzve të afërt janë gjithmonë të dhimbshme. Kush i ka provuar, e di se sa shumë ua ndjen mungesën njerëzve me të cilët ke vite të tëra. Ashtu ishte edhe Arqileja për Jolandën. Jo bashkëshorti i saj, por njeriu më i afërt, njeriu më i mirë i jetë shkuan Class.

Pasditen e sotme, nga studio e “Rudina”, Jolanda rrëfeu dhimbjen e madhe që kaloi disa muaj më parë dhe periudhën e gjatë të rikuperimit pas dhimbjes së thellë. Tani që ka filluar të jetojë me kujtimet, e ka akoma të vështirë të pranojë mungesën e tij. Megjithatë, e përlotur, por jo e dorëzuar, Jolanda nis të rrëfejë si u gjend në humbjen e papritur të bashkëshortit ende pa i mbushur 60 vjetët: “Unë përgatitesha për një koncert në Durrës. Po bëja grimin dhe, si për dreq, flokët nuk po më merrnin ngjyrë edhe pse kisha bërë disa përpjekje. Ishte hera e parë që më ndodhte. Pastaj i them mikeshës sime që doja të haja diçka të ëmbël. Ishte një parandjenjë dhe isha shumë nervoze. Po haja bakllava për qejf, kur më ra telefoni nga një numër që nuk e kisha të regjistruar. Ishte kunati. Më pyeti “Lola, si je?” I thashë: “Mirë, çfarë ka ndodhur?” Dyshova se kishte ndodhur diçka se ai nuk më fliste në atë mënyrë, por më tha se Arqileja është shumë rëndë…” – rrëfen këngëtarja pa i mbajtur dot lotët.

Në fakt, bashkëshorti ishte ndarë nga jeta nga një atak kardiak dhe Jolanda këtë e mori vesh vetëm kur shkoi atje: “Ishin mbledhur njerëzit. Në Greqi, trupi nuk merret në shtëpi. 6 ditë nuk ia pamë dot trupin, ishte shumë e dhimbshme ta qaje ndërkohë që trupi ishte në morg”, – shton më tej këngëtarja.

Humbja është e madhe dhe dhimbja akoma e re. Siç thotë këngëtarja, vitet e gjata me Arqilenë i kishin bërë shokë përgjithmonë: “Nuk kam humbur bashkëshortin, kam humbur njeriun më të mirë të jetës sime. Ishte motër, vëlla, me të qaja të gjitha hallet. Ishte mbështetje ime më e madhe. Ishte shumë pozitiv dhe gjithmonë i gatshëm për të përballuar çdo vështirësi timen.”

Këto ditë, këngëtarja është kthyer në Tiranë. Edhe shtëpinë këtu e ka të mbushur me kujtime, me fotografi. I mungon shumë, por duhet të gjejë forcën edhe për të birin. Edhe pse ai jeton në SHBA, Jolanda tregon se edhe i biri e ka përjetuar me shumë dhimbje humbjen e të atit, edhe për shkak sepse frymën e fundit Arqileja e dha në krahët e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*