“Çmenden” çmimet në Jug te Shqiperise, nuk e besoni sa kushton një pilaf dhe një kos

Në një kohë kur pandemia ka go ditur rëndë biznesin dhe turizmin, dhe kërkohet që pushimet të bëhen brenda vendit, nga Llogaraja vijnë çmime të “çmendura”.

Një faturë e ditës së sotme (14 qershor 2020) në një biznes në Llogara, tregon se çmimi i një pilafi është 750 lekë të reja dhe ai i një kosi 800 lekë.

Ndërsa uji dhe kafja janë në një shifër më modeste, duke u faturuar me 1000 lekë të vjetra.

Në total, kjo faturë në këtë biznes, vetëm me këto 4 artikuj shkon në 1750 lekë të reja, çmim mjaft i kripur për këto artikuj që në kryeqytet apo ndonjë qytet tjetër nuk shkojnë më shumë se 400-500 lekë në total.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*