Cmenduri ne doganen e Kakavijes, ja cfare po bejne doktoret ndaj cdo shqiptari qe kalon ne Kufi

Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve të qytetarëve në këtë pikë doganore që futen në tokën greke. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, të gjithë qytetarët që futen në tokën greke iu nënshtrohen këtij testi. Ekipet mjekësore iu marrin qytetarëv sekrecionet në gojë dhe të dhënat, si adresën e shtëpisë dhe numrin e telefonit. Ndërkohë, stafi mjekësor respekton të gjithë protokollin e sigurisë, që nga veshja dhe deri tek distanca sociale.

Por, nuk ndodh e njëjta gjë për udhëtarët që futen në tokën shqiptare. Askush në këtë pikë doganore nuk u merr atyre tamponët. Madje, nuk ka as radhë për udhëtarët që futen në Shqipëri. Ata e kalojnë shumë kollaj kufirin.

Që prej ditës që djeshme ka radhë të gjatë në këtë pikë doganore. Dosja.al raportoi se gjatë ditës së djeshme mbi 2 mijë qytetarë kishin bërë testin para se të futeshin në tokën helene. Qeveria greke po “skanon” çdo shqiptar që futet në territorin e tyre.

Po kështu, nga 16 gushti, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria do futen në një karantinë shtatë-ditore. Ky vendim ka ardhur pasi shteti shqiptar është klasifikuar si një vend jo i sigurt, sa i përket koronavirusit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*