Cmim marr amendes! Sa kushton larja e një aeroplani dhe sa herë në vit lahen ata?

Ashtu si makinat, edhe aeroplanët pluhurosen dhe duhen pastruar pas një kohe.

Në varësi të madhësisë së aeroplanit dhe lëvizjeve të tij, një aeroplan i madh lahet një herë në 6 ose 8 javë.

Kjo gjithsesi varet nga politikat e kompanisë dhe nuk është e detyrueshme.

Larja e një aeroplani të madh mund të zgjasë deri në 8 orë dhe për larjen e tij përdoren detergjentë specialë, si dhe furça të mëdha të ndërtuara për të larë aeroplanët, shkruan meganews.al.

Kompanitë nuk tregojnë së sa paguajnë për larjen e një aeroplani, por duke parë online, çmimi për larjen e jashtme të një aeroplani të madh me dy motorë është rreth 600 dollarë, polirimi 2,500 dollarë si dhe pastrimi i brendësisë rreth 350 dollarë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*