Covid19/ Reagon Silva Bino, këto janë gabimet që po bëjnë shqiptarët

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka folur në lidhje me përhapjen e Covid-19 në vend. Sipas saj tre janë gabimet që po bëjnë shqiptarët: grumbullimi nëpër plazhe, dasmat dhe ceremonitë mo rtore.

Ajo ka bërë thirrje që të zbatohen rreptësisht masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së infeksionit, madje të punohet për identifikimin dhe ndë shkimin e të gjithë personave që shkelin rregullat.

Kjo gjë zhvlerëson të gjithë punën e bërë deri tani, ka shtuar ajo. Bino njofton se Tirana vazhdon të jetë vatra më e madhe e infeksionit, pasuar nga Durrësi, duke shtuar këtu edhe ardhjen e pushuesve nga Kosova që mund të kenë ndikuar në shtimin e inf eksionit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*