Del vendimi fundit, ja rregullat e reja, Greqia ‘i bën golin’ Shqipërisë, nga sot shqiptarët

Greqia ka nxjerrë sot rregulla të reja lidhur me shtetasit shqiptarë dhe të huaj që duan të shkojnë atje. Kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavije dhe Kapshticë.

Në një njoftim për mediat, bëhen të ditura dhe kushtet që duhet të përmbushin qytetarët shqiptarë apo dhe të huaj, me leje qëndrimi në Greqi.

NJOFTIMI

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

📌Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷.

📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.

📌Qytetarët e vendeve të BE-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.

📌Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

📌Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave 🚛 🚚 vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*