“Dëshmitarët e Jehovait ua blenë shtëpinë”, banorët te tm erruar tregojne cfare u benin burrat me kostume grave (Video)

Banorët e zonës ku jetonin familja Josifi tregojnë për ABC News se në familjen e tyre hynin e dilnin persona dës hmitarë të Jehovait.

Një prej banorëve deklaron se shtëpinë ua kanë blerë ata, por prej dy muajsh ata thonë se në derën e tyre nuk u pa më njeri.

Një banore shprehet se e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar.

“Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte grua zonjë. Vinin kështu që sillnin letra gjëra, Anisa. Na thoshin ndonjë gjë por ne nuk i pranonim. Shumë e tme rrshme kjo që ka ndodhur”, thotë një banore.

Një tjetër banor shprehet:

“Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk i kanë të blera me lekët e tyre. Atyre ua kanë bërë dhuratë Dës hmitarët e Jehovait, se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Edhe unë i shihja ata të Jehovait që vinin me çanta, por dy muajt e fundit, pasi e ëma zuri vend dhe vajzat, as e ëma s’ka dalë fare. Vinin ata të Jehovait me çanta që u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, domethënë që ato ishin të eleminuara dhe tani ka dy muaj që ata të Jehovait nuk kanë ardhur më, ka dy muaj. Ishin një burrë e një grua”.

“Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. Ishin ata të Jehovait, na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këmisha të bardha e na luteshin, na jepnin libra, gjasme “na lexo këtë, bëhu me këtë”. Ka pasur më parë. Kurse tani po bën që nuk shikojmë të dalin më nga këta. Tani që ndodhi edhe kjo, dihet që janë futur në vijën e miut”, tregon një tjetër banor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*