“E k eqja ska ardhur akoma”/ Shefi i ur gjences z.bulon cfare do ndodhe ne gusht nga koronavirusi ne Shqiperi

“Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infe ksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave”.

Ky është parashikimi i bërë nga drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa po komentonte situatën aktuale dhe shifrat e larta të të inf ektuarve me Covid-19.

Sipas tij, ky që po shohim nuk është piku i virusit, pasi paralajmëron se shifrat do të rriten edhe më shumë.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infe ksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave. Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e inf eksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, u shpreh ai në A2.

Brataj pretendon se vendi jonë nuk do të ketë një izolim të dytë, por mund të ketë vetëm izolime të pjesshme në disa qytete apo shërbime të caktuara, vetëm nëse sistemi shëndetësor do jetë në prag kolapsi./ CNA.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*