Djali i birësuar e pyet për babain e tij, gazetarja e njohur shqiptare qe nuk u martua kurre i jep pergjigjen qe nuk e prisnit

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u trajtua tema “Mamatë Single” dhe e ftuar ishte gazetarja Fjodora Fjora.

Ajo ka zgjedhur që të jetë vetë mama single, pasi gjashtë vite më parë birësoi djalin e saj Alteo. Gjatë fjalës së saj në studio, Fjodora tha se i biri e ka pyetur se ku është babi, ndërsa shtoi se ajo i ka shpjeguar strukturën familjare.

“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta”, u shpreh Fjodora.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*