Do iu ndryshoje jeta? Nuk e besoni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk bëni dush për dy ditë

Të bërit dush është një rutinë e përditshme për shumicën prej nesh, por nëse ndonjëherë e neglizhoni duhet ta mendoni dy herë. Sipas mediave te huaja nëse nuk bëni dysh për dy ditë, ne trupin tone mund te ndodhe të shumohen bakteret.

Njerëzit mbajnë rreth 1.000 lloje të baktereve në trupin e tyre, përfshirë 40 lloje të kërpudhave, por edhe pse shumica e këtyre baktereve janë të mira për ne, është e nevojshme që t’i ndihmojmë në luftimin me bakteret e këqija.

Bakteret janë gjithashtu shkaku i erës së trupit. Në fakt, gazrat e lëshuar nga bakteret, thuhet se mund të çojnë në rreth 30 erëra të këqija. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për t’ju bindur që të bëni dush shpesh, ekziston një arsye tjetër.

Dushi ndihmon për të mbajtur pa njolla lëkurën duke parandaluar krijimin e vajrave në lëkurë.

“Djersa e kripur e cila thithet nga rrobat pranë lëkurës tuaj, çon në acarim dhe rritjen e gërvishtjeve të vogla ose prishjen e lëkurës,” tha mjeku Holly L. Phillips, për “Women’s Health. “Kjo mund të rrisë rrezikun tuaj nga infeksione bakteriale dhe kërpudhore, si bakterie staf ose kërpudhat që shkaktojnë kruajtje.”

Pasi të bëni dush, Phillips thotë se është thelbësore të ndryshoni rrobat tuaja që keni pasur në punë apo palestër. Dermatologët rekomandojnë që gjithmonë t’i mbani sqetullat dhe fytyrën e pastër, pasi këto zona thuhet se janë veçanërisht të prirura për tërheqjen e baktereve.

Por ka një lajm të keq edhe për ata që bëjnë dush shumë shpesh dhe me kohë të gjatë. Kjo gjë nuk i bën mirë lëkurës suaj. Të qëndrosh shumë kohë në dush, mund të heqësh vajrat nga trupi juaj, të cilat mund ta lënë lëkurën tuaj të ndjehet e thatë dhe e acaruar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*