“Do me gatuash mua, sdo dalesh nga shtepia”, Bleona befason: Ja arsyeja qe me detyroi te ndahesha nga burri miliarder shqiptar

Bleona Qereti është nga ato personazhe që gjithnjë ka ditur që të tërheqë vëmendjen dhe të marrë sytë e publikut.

Edhe pse shpesh është kritikuar për zhv eshjen e saj të tepruar hera-herës, ajo vlerësimet që mënyrën e drejtpërdrejtë të të thenit të gjërave, i ka marrë gjithmonë.

Së fundmi, ajo ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes së saj nga bashkëshorti, Gani.

“Kam folur haptas për Ganin, sepse, është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por, ishte një prishje me koncensuz, sepse, unë doja të ndiqja një ëndërr timen dhe Gani ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, ti do rrish në shtëpi dhe do më urresh, do gatuash, do shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr” dhe kur e kam parë që është kaq i mirëkuptueshëm unë lirshëm flas mirë për të”, është shprehur Bleona.

E pyetur nëse do bashkohej përsëri me të, Bleona ka dhënë një përgjigje të prerë: “Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë-mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*