Al.armante! Ja sa jane shanset qe te sh.erohesh nga Koronavirusi ne Shqiperi

Çdo herë kur rriten testet, kapërcejnë edhe shifrat e të inf ektuarve. Në 24 orët e fundit, janë kryer 482 testime dhe kanë rezultuar poz itivë me koronavirus 119 pacientë, nga të cilët 69 vetëm në kryeqytet.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në vendin tonë janë 1776 të infe ktuar aktivë, nga 4290 raste pozitive në total. Prej tyre 2397 janë shëruar. Nisur nga raporti ndërmjet rasteve totale të infeksionit dhe personave të shëruar, rezulton që 55 për qind e të infe ktuarve e kanë fituar be tejën me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamzë, Malësi e Madhe. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shër uarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Eugena Tomini.

SITUATA NË SPITAL

Ndërkohë vijon të rën dohet situata në spital, ku aktualisht gjenden të shtruar 125 pacientë, 20 prej të cilëve në tera pi intensive dhe 4 të int ubuar. Dje, si pasojë e COVID-19, kanë humbur jetën 4 pacientë, duke e çuar në 117 numrin e vikt imave që nga fillimi i pandemisë.1

“Me gjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht, në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të int ubuar. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot be tejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67-vjeçare nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Vlora në Spitalin Infektiv dhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

MASAT

Përfaqësuesja e task-forcës, Eugena Tomini, ka apeluar për respektim të protokolleve të sigurisë dhe mbajtjen e maskave si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. “Ministria e Shëndetësisë u drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*