E bujshme/ Përjashtohet nga Parlamenti i Shqipërisë deputeti i njohur

Perjashtohet nga Kuvendi deputeti Kujtim Gjuzi.

Ai është përjashtuar me 10 ditë.

Thuajse në cdo seancë plenare nuk kanë munguar replikat e tij me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar disa herë për përjashtim.

“Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.

Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00” thotë Kuvendi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*