E dhimbshme! Humb jetën ne moshe te re kameramani shqiptar, ishte i prekur me koronavirus

Mediat në Maqedoni raportojnë se ka ndërruar jetë 51 vjeçari Shenoll Ahmeti i punësuar në RTVM si kameraman i diagnostikuar me Covid-19.

Ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit.
Ahmeti sipas kolegëve të tij më parë nuk kishte probleme shëndetësore.

Para një muaji betejën me Covid-19 e humbi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës./lajmi.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*