E fundit/ Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin direkt te Opinioni, arsyeja e papritur

Ndodh “live” në një emision televiziv, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha telefonon Monika Kryemadhin, ajo i përgjigjet.

Për të mohuar zërat se kryetarja e LSI nuk flet me kryedemokratin, Monika Kryemadhi iu përgjigj telefonatës së Bashës, i cili sapo ishte larguar nga studio e Blendi Fevziut i ka telefonuar.

“Një sekondë se po më telefonon zoti Basha. Zoti Basha jemi “Live” me Çim Pekën këtu, që thotë se nuk flasim bashkë”, i tha Kryemadhi-Bashës dhe më pas mbylli telefonin.

Gjatë intervistës, Kryemadhi konfirmoi edhe një herë koalicionin zgjedhor me Partinë Demokratike dhe tha se Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*