E fundit! Ministri i Edi Rames infektohet me koronavirus (foto)

Gazetari Bledi Mane ka bërë me dije se ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi është infektuar me Covid-19.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Mane shkruan së pandemia nuk kursen askënd dhe nuk bën dallime, kështu që i fundit që është prekur është edhe ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Bledi Çuçi.

“Lajm i fundit/ MINISTRI I BUJQËSISË BLEDI ÇUÇI INFEKTOHET ME COVID-19
Pandemia nuk po kursen askënd. Pavarësisht gjinisë, shtetësisë, pasurisë, përkatësisë fetare apo partiake Coronavirusi nuk bën dallime. Mjaft qytetarë dhe zyrtarë tashmë rezultojnë të prekur, i fundit është edhe ministri i bujqësisë dhe ushqimit Çuçi.
Qytetarë bëni kujdes, higjenë personale, distancim fizik dhe mbajtje maskash në ambiente të mbyllura!”- shkruan Mane.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*