E FUNDIT/ Sapo erdhi l ajmi i madh, e njofton Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se filloi ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që hu.mbën strehën në tr.agjedinë e 26 nëntorit.

PËR HAJËR😀

Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që hu.mbën strehën në tr.agjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpr.onësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit.

Sidoqoftë, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat🤗

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

***Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të Rilindjes Urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes😍

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*