E kapen me ar më në çantë, kush është milioneri i hoteleve që shoqëronte Fjolla Morinën për në Tiranë

Mesnatën e 19 shtatorit 2020, tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në flagrancë 34-vjeçaren Fjolla Morina. Këngëtares i është kapur “mat” nga policia kufitare një pis toletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruan, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjeti i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pis toletë tip “Walther”, që në dukje ishte pis toletë lodër, çakmak. Më pas policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

Por një pis toletë e vetme dhe 23 fishekët lu ftarakë, shërbyen që të arr estohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Fisnik Syla është biznesmen dhe pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës dhe president i “F.C.Gera-Waasland”, ndërsa Fitim Muji ishte shoferi personal i Fjolla Morinës. Ndaj tre të arr estuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arr est në b urg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit Fjolla dëshmon:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pis toletë me 23 fi shekë. Pist oleta ishte në çantën tuaj dhe fi shekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pi stoletën dhe fi shekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pi stoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pis toletë që ti thua s’është e imja?

Përgjigje: Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pi stoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pi stoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pis toletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Atë kanë deklaruar në polici:

Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pis toleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj.
Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit po kryejnë ekspertimin e dy pi stoletave që janë gjetur në makinë, ku njëra prej ar mëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pi stoletë çakmak. Ndërsa p istoleta me fi shekë do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*