E rende/ E inf ektuar nga COVID-19 ! Nderron jete 43-vjeçarja nga Durrësi

Një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi.

43-vjeçarja ishte me profesion farmaciste, e cila biznesin e saj e kishte në Fush-Krujë, ndërsa është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh. Ndërkohë së fundmi ka qenë e shtruar në spitalin infektiv aty ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

43-vjeçarja nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë. Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*