E rende! Ngatërrohen arkivolët; Në Roskovec va rroset një burrë ne vend te gruas! Si u zbulua ngjarja e trishtë

Fiks fare deno ncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është va rrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur. Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi ska ndalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e fun eralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

Pikërisht këtu mendohet se ka ndodhur edhe ngatërrimi i trupave pa jetë. Agjencia fu nerale ka dërguar në Roskovec një shtetas kosovar që edhe ai kishte ndërruar jetë në Gjermani. Trupi ka shkuar direkt në var reza, pasi agjencia kishte urdhër që të mos hapej ark ivoli. Të afërmit kryen të gjitha ritet mo rtore, duke ditur se në arkëmortë ishte e afërmja e tyre. Pas ceremonisë, të afërmit bënë drekën e vakisë dhe më pas shkuan në shtëpitë e tyre.

Por, një telefonatë, ka vënë në ala rm një pjesë të të afërmeve. Fiksi zbuloi se personi që ka organizuar ceremoninë mo rtore ishte një i afërm i familjes Braho në Roskovec. Ai ka biseduar me agjencinë e fune ralit dhe ka mësuar se trupi që ishte va rrosur në Roskovec ishte i një burri. Sipas disa bisedave të tij me vëllain dhe djalin e të ndjerës, ai i thotë se gabimin “e kapi dogana skaneri, s’e kapi individi”. Mësohet se në momentin që automjeti i funeralit ishte nisur në Kosovë, arki voli kishte kaluar në skaner dhe aty ishte zbuluar se në vend të një burri, në Kosovë po shkonte gruaja nga Roskoveci.

Dy fëmijët dyshojnë ende se në va rr nuk është nëna e tyre. “Mund të ketë edhe gurë. Kërkojmë të vërtetën. Vetëm kaq” thonë ata.

Pas ankesës, vëllai dhe djali i të ndjerës shkojnë në va rrezat e Roskovecit, ku një roje i thotë se “tani çdo gjë është në rregull, nuk u vonua më tepër nga gjysëm ore, një orë. U ndodhi ju ajo, edhe çupa jonë të ishte, janë gabim njerëzore”. Më tej thotë se ngjarjen e kishte mësuar edhe inspektori i zonës. “Ne përderisa gjërat i bëjmë me tjetër njeri këtu, tani ne i mbyllim gjërat këtej” i thotë ai, duke shtuar se “e kishte marrë vesh inspektori i zonës tani më mbrapa, por deri sa ne e kemi, që mos ti tur përojmë njerëzit, ti mbyllim vetë gjërat këtu shpejt e shpejt, nuk është se tani… Të ishte me rregulla policie s’të linte fare, do ishim të tërë brenda. Po është një gjë që ne i mbyllëm gjërat. Janë gabim njerëzore, s’është se ne bëmë ndonjë mëkat. Mëkati jonë është që ne ta linim çupën të ikte tutje. Çupa ka ardhur për tre orë këtu”.

Punonjësi i va rrezave tha se “me e nxjerr kollaj s’e nxjerr dot se janë ca rregulla, do vesh në polici do firmosësh. Edhe një va rr ta thye sh aty, të bësh zhva rrimin, nuk ka më lidhje si më para që vinte i zoti i shtëpisë dhe e hiqtë. S’të lë më njeri, janë ca rregulla”.

Fiks Fare shkoi edhe në Drejtorinë e Funeralit në Bashkinë e Roskovecit, ku përgjegjësi tha se ka pasur vetëm një gabim, pasi punonjësit e va rrezave e kishin shkruar se ceremonia ishte bërë në datën 10 maj dhe jo në 15 maj. “Për pretendimin e zhva rrimit, që thanë familjarët, ne nuk kemi informacion. Po flas për zhv arrimet e tjera që bëhen në kushtet normale, kur është raporti mjeko-ligjor, kur është vendimi nga prokuroria ose nga gjykata. Unë nuk kam dijeni, përgjegjësi që është caktuar për këtë gjë nuk ka dijeni. Për pjesën e datës, i bëra verifikimet e mia, nxora edhe problemin ku ishte bërë gabimi, personat që kishin përgjegjësi morën masat e tyre ndë shkuese, dhe u bë verifikimi i saktë i datës” tha ai.

Fiksi u interesua edhe në agjencinë fun erale në Roskovec, e cila kishte bërë vetëm procedurat në va rreza dhe jo të transportit. Ata thanë se brenda va rrezave merren punonjësit e Bashkisë së Roskovecit.

Marrë nga TOP CHANNEL

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*