E rende! Vd es mi stershem vajza 7 vjecare ne spitalin privat shqiptar, mjeket bejne gabimin e pafa lshem

Një vajzë vetëm 7-vjeçe hu mbi jetën sot paradite në një klinikë private të Prishtinës.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet pasi vde kja e saj cilësohet e dyshimtë.Dyshohet se e mitura mori një dozë anestezioni mbi normën e lejuar për moshën e saj, dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar asaj vd ekjen.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se e mitura i ishte nënshtruar një rezonance magnetike mëngjesin e së martës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është hapur sot dhe se trupi i vi ktimës është dërguar për obduksion.

Mjeku i klinikës ku është trajtuar 7- vjeçarja, Arben Kutllovci përmes telefonit i ka thënë RTV Dukagjinit se familja e së ndjerës kishte kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.

“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit…E keqja është që pacientja ka ndë rruar jetë, por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, – deklaroi Arben Kutllovci.

Kutllovci thotë se është intervistuar për këtë rast ai dhe anesteziologët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*