E trishte! Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore Qerim Sula me origjinë nga Dibra.

Lajmin e trishtë e dha në Facebook me anë të një statusi gazetari Defrim Methasani ku shkruante:

‘Mëngjes shumë i trishtë ky i 31 majit. Kemi humbur një aset të kulturës dibrane dhe shqiptare, një vlerë të artit dhe ortekun e këngës.

Qerim Sula nuk e fitoi dot betejen me jetën, por do të mbetet në jetë të jetëve.

Iku pa i mbushur 70 vjeç, duke lënë pas emrin dhe veprën e madhe. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh!’.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*