E trishte! Prej ditesh i intubuar, Covid-19 i merr jetën mi nistrit te njohur (Foto)

Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka vd ekur të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, meqë ditë më parë kishte rezultuar p ozitiv në testin për koronavirus.

Vd ekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator. Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë inf ektuar më shumë se 11,000 persona.

Prej tyre, 305 kanë vd ekur./REL

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*