E trishtë! Vd es mjeku i njohur shqiptar nga koronavirusi (Foto)

Ka ndërruar jetë mjeku familjar Fadil Zuka, si pasojë e infe ktimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi, ku edhe ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e doktorit Zuka.

“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakr ifica për t’i shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulantën e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë janë rreth 500 profesionistë shëndetësorë të infektuar me këtë virus, 120 prej tyre mjekë. Ndërsa, aktualisht në total raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*