Edi Rama kerkoi që askush të mos shkonte në v arrim te nenes, por ministrat bejne gjestin prekes

Edhe pse familja Rama kërkoi që ceremonia mortore për Anetën, të ishte sa më private, për shkak të Covid 19, dhjetra buqeta me lule kanë mbërritur poshtë pallatit ku jetonte e ëma e kryeministrit.

Pallati që ndodhet në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, është mbushur me kurora me lule, ku bien në sy emrat e kabinetit të kryeministrit duke nisur nga Vali Bizhga, Pirro Vengu ish pjesë e stafit të Ramës, sot Drejtor i Portit të Durrësit, Gent Cakaj, Ogerta Manastirliu etj.

Më herët familja Rama tha se do të respektonin protokollin e situatës aktuale duk kërkuar mirëkuptimin e miqve në pamundësi për të pritur ngushëllime.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama”, thuhet në mesazhin dërguar miqve dhe të afërmve.

Ishte vetë kreu i qeverisë ai që njoftoi mëngjesin e sotëm, për humbjen e madhe në famioljen e tij, me një postim prekës në rrjetet sociale.

”Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruante Rama në postimin e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*