Edi Rama kerkon rimbyllje te vendit, vjen l ajmi i rëndë, ‘shqiptarët janë të d etyruar të…’

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha sot se mungesa e një strategjie nga ana e qeverisë, bëri të pamundurën që të ndërtohet kurba e pandemisë, për të kuptuar se kur ishte maksimumi i pandemisë dhe kur fillonte dalja prej saj.

Duke komentuar paralajmerimin e kryeministrit Rama se mund te kete nje rimbyllje nese situata perkeqesohet, Vasili thekson se shefi i qeverise “nuk mund të flasë më për kufizime dhe izol ime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë”.

“Shqiptarët janë dëshmitarë që dhu nuesi më i madh i rregullave të pandemisë, ai që duhet të ishte para drejtësisë nëse SPAK-u një ditë të vetme do të ngrihej nga gjumi dhe do të çlirohej nga kapja, pasi urdhëroi prishjen e teatrit ku mijëra policë ngjeshur sup më sup po luf tonin kundra qytetarëve dhe këta policë ishin njerëz, ishin qytetarë, kishin potencial për përhapjen e pandemisë njëlloj si të tjerët apo aktivitete të tjera që i pëlqejnë atij dhe Bashkisë Tiranë ku grumbullohen mijëra qytetarë e ndërkohë këta marrin zva rrë një qytetar të vetëm se gjoja paska th yer rregullat e pandemisë.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë më së miri këtë sjellje të zezë të këtij kryeministri dhe natyrshëm janë të detyruar ta refuzojnë e të mos pranojnë më asnjë urdhër asnjë vendim që vjen prej dorë së këtij njeriu. Ora e tij ka mbaruar”, tha Vasili.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*