Edi Rama me policinë i “bën gj.ëmën” Shkëlzen Berishës dhe Ermalit Mamaqit, ndalohen ne mes te rruges

Policia Rrugore i bllokon patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe Ermal Mamaqit, moderatorit të njohur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së të shtunën, rreth orës 23:00. Policia rrugore gjatë kontrollit të ngritur tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Shkëlzen Berishën dhe Ermalin Mamaqin, që udhëtonin me makina të ndryshme.

Vendimi për bllokimin e patentës është marrë nga Ledian Kërka, shefi i linjave në Policinë Rrugore, pasi është konstatuar se djali i ish-kryeministrit, që udhëtonte me makinën e tipit “Benz” S320 udhëtonte me 127 km/orë.

Sa i përket Ermal Mamaqit, policia ka konstatuar se po i jepte makinës “Renault” me një shpejtësi prej 120 km/orë. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” fillimisht policia rrugore ka ndaluar moderatorin dhe aktorin Mamaqi. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia dhe se ka pranuar dorëzimin e patentës.

Pas 10 minutash, gjatë kontrollit të policisë është vërejtur se automjeti tip “Benz” S320 po ecte me një shpejtësi prej 127 km/orë., të cili po e udhëtonte Berisha.

Pas ndalimit nga policia, djali i ish-kryeministrit fillimisht nuk ka pranuar të dorozojë heqjen e patentës, duke kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Por shefi i Policisë, Kërka, pasi është njohur se personi që po i ngiste makinë ishte Shkëlzen Berisha, ka urdhëruar menjëherë që të zbatohet ligji, duke ia marrë patentën.

Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*