Edi RAMA merr VENDIMIN E MADH: Kjo është dëshira e te gjithe shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama sapo ka komunikuar përmes një konference me gazetarët, vendimin e PS për hapjen e listave.

“Ne kemi vendosur si PS të mbështesim një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të përzgjedhë preferencën për deputeten apo deputetin në listën e këtij subjekti”, tha Rama teksa pohoi se ky vendim u mor për shkak se kjo është dëshira e shqiptarëve.

“Është një vendim që reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase të madhe shqiptarësh që shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse.

Dua t’ju jap mesazhin se asnjëherë s’ka qenë komoditeti im por gjithmonë prioriteti është që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat dhe ambiciet e shoqërisë”, u shpreh Rama.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*