‘Ek.zekutimi i mikut te Vis Martinaj në Laç ishte nga vr.asës me pagesë’ Artan Hoxha tregon detajet: Ja mesazhi për te dashurin e Elvana Gjates në Tiranë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se vr.asja në Laç ku u ekz.ekutua shkoku i Ervis Martinajt, mund të jetë bërë nga vr.asës me pagesë, duke e lidhur këtë me ngjarje të mëparshme kr.iminale.

Hoxha tha se ka pasur një tentativë për të lidhur ngjarjen e ndodhur në Laç me shp.ërthimin e ndodhur pranë hotelit të Ervin Matës pranë QSUT-së, për shkak të kon.fliktit të mëparshëm të palëve të përfshira, por theksoi se kjo është strategji për të hequr vëmendjen.

Ai solli në vëmendje vr.asjen e Santiago Malkos e cila futi në skenë një grup tjetër që mund të ketë lidhje me ngjarjen.

“Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vr.asës me pagesë. Kjo pistë mbahet në këmbë me anë të ngjarjeve të mëparshme për pazare të pambyllura. Tani na del një tra.fikant i kthyer në biznesmen. Një personazh që ishte i skeduar nga policia. Sot presim OFL që të kujtojë ato që ai i ka bërë.

Njohja e Bujar Likës me Vis Martinajn i jep një lloj ngjyrimi ngjarjes, duke e lidhur me serialin e mëparshëm. Por tani duhet të gjendet motivi dhe kështu mund të kapësh autorët. Atë ditë ka pasur tentativë për të lidhur ngjarjen e Mamurrasit me një shp.ërthim pranë QSUT-së që bëri një devijim dhe të vëmendjes së mediave duke përfshirë persona në hetim. Nga të dhënat e deritanishme nuk është shumë e besueshme ajo linjë. Pasi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër në Tiranë.

Ka ndodhur vr.asja e Santiago Malkos. Ajo fut në skenë një grup tjetër. Dhe një mendje djallëzore ka dashur të devijojë vëmendjen në një drejtim tjetër. Ne të gjithë e dimë se në një hotel ka qytetarë të thjeshtë. Aty kam parë mjekë nga më të mirët sepse është pranë spitalit dhe kanë shërbimin. Akti nuk shkon vetëm në ha.kmarrje por rre.zikon edhe persona të tjerë.

Kjo ngjarje ka krijuar problem dhe pasiguri në vend. Këto dy ngjarje që ndodhën në Tiranë në Mamurras dhe ato që ndodhën para një javë në Vlorë janë vijim i një ngjarje të mëparshme. Ngjarja në Mamurras duket god.itja e njërës palë ndaj tjetrës. Kjo është më shqetësuese”, tha Artan Hoxha.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*