Eni Çobani nuk duron me dot para këtij burri, historia e tij e tërbon. Ja çfarë i ndodhi

“Ti je baba, pastaj bari, bariun ushtrojë pasi të ushtrosh prindërimin. Ke një djalë 28 vjeç të pa martuar, se ka 10 vite që merret me ty dhe me bashkëshorten tënde… Pse nuk martohet ky? Të lutem Xhezmi në telefon mund të flasësh çfarë të duash. Të ftoj të vish përballë meje…”

Ishin këto disa nga fjalët që tha në emision dje juristja e njohur Eni Cobani e cila u gjend para një historie të cuditshme që po trajtohej te rubrika e saj.

“Ti do vish publikisht përballë Roberit se ke vendime Gjykate pafund. Shikoje mundësinë dhe shëndetin si e ke dhe do vish. Ta dëgjojë, Korça, Devolli dhe i plotfuqishmi i zonës tënde. Nëse ky djali të ka prekur një qime floku unë do i them, Robert dil nga këtu dhe drejtohu burgut, se djali që godet babain nuk është djalë, por në të kundërt ndryshe do ta bëjmë muhabetin bashkë. Hajde po të jesh burrë, unë jam grua, jam këtu, të pres në Tv Klan, më thuaj kur të duash, ditën dhe orën. Po ta them burrash. Nëse ky djalë të ka prekur një qime floku do e çoj vetë në burg. Nuk mund të gjuajë djali babain, kurrë, asnjëherë por nëse ti ke bërë kallëzim të rremë unë po të them bëj llogaritë mirë se mua do më kesh përballë ti dhe drejtësia e Korçës. Ku e ke sëpatën, mjetin prerës që të ka goditur djali? Kush polic i Korçës të ka ardhur dhe të ka thënë që me këtë mjet je goditur, se do vij unë dhe ti jap dorën. Unë lexoj vendimet e Gjykatës, dhe nuk e kam për vendimet e gjykatës, por indinjata ime është sesi një baba 70 vjeçar, babai i dy fëmijëve i divorcuar prej 3 vitesh nga bashkëshortja nuk vjen këtu përballë djalit të tij. Kjo është indinjata ime. Ju bëj thirrje baballarëve, nënave, fëmijëve që të shikojnë dhe të përballen dhe zgjidhin problemet brenda familjes. Jo gjithçka zgjidhet me prokurori dhe ligj. Po e deformojmë shoqërinë dhe familjen”, i tha me tej ajo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*