E sjellin me urgjencë ne spital te moshuarin me COVID-19, pamjet e trishta kur mbështetet tek muri nga problemet me frymëmarrjen (VIDEO)

Ka mbërritur rasti i parë me koronavirus për ditën e sotme te Spitali Infektiv.

Gazetari Erjon Skëndaj tregon momentin kur ambulanca me të sëmurin mbërrin tek Infektivi.

Siç shihet dhe në video, i moshuari, që është sjellë nga Shkodra, nxirret nga ambulanca dhe niset në këmbë drejt derës së spitalit, por shfaq vështirësi në lëvizje dhe frymëmarrje.

Për këtë arsye, i infektuari mbahet te muri, derisa infermierja e merr me karrige me rrota.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*