Festat e ndaluara! Maturantët e Shkodrës nxjerrin “batalionin” e bishave luksoze me targa ruse për Mbrëmjen e Maturës

Periudha e gjimnazit është pjesa më e bukur e jetës për të gjithë ne, kohë në të cilën nis formimi personal dhe krijimi i shoqërisë që zgjat gjithë jetën.

Nga gjërat dhe çastet e paharrueshme është gjithashtu edhe matura dhe festa tradicionale që e shoqëron atë, e njohur nga të gjithë si “Mbrëmja e Maturës”. Ndërsa mënyrat e festimit kanë qenë të ndryshme për breza të ndryshëm, ajo çka bie në sy ditët e sotme është edhe një lloj ‘modernizimi’ sa i përket festës.

Dhe pikërisht matura 2020 në Shkodër e përfaqëson më së miri këtë gjë. Maturantët kanë organizuar një paradë të mrekullueshme me mjete luksoze dhe të tipeve të fundit si Audi, Benz, BMW X5, Golf 5 etje, dhe janë filmuar teksa shkonin në mbrëmje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*