Hapja e shkollave ne Shqiperi, flet mjeku: Transmetimi nga fëmijët tek fëmijët është i cu.ditshem, ja cdo ndodhë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në Fax News ditën e sotme foli edhe në lidhje me hapjen e shkollave në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Alimehmeti u shpreh se vendimi ishte i drejtë, pasi në bazë të in fektive, rezulton se fëmijët preken fatmirësisht shumë pak dhe nuk ka raste të renda.

“Vendim shumë i drejtë shumë i saktë për disa arsye. Në mars ne nuk ishim të sigurt dhe të dinim mbi përhapjen e virusit, por tani shohim që fëmijët preken shumë pak dhe fatmirësisht në Shqipëri nuk kemi raste të renda, si rrjedhojë nuk ka pse shkolla të mbyllet.

Nga ana tjetër është publikuar një raport nga Autoriteti më i lartë Europian, i cili rekomandon dhe ecën në favor të rihapjes së shkollave.

Në raport thuhet se transmetimi nga fëmija tek fëmijët është i pazakontë. Evidenca nga gjurmimi i kontakteve sugjerojnë se rihapja e shkollave nuk është shoqëruar me rritje të personave të inf ektuar. Ne tashmë i kemi hapur çerdhet dhe kopshtet, por duhet të kemi kujdes. Mosha është problemi kryesor. Nga gjimnazi duhet të kemi më shumë kujdes.

Rastet tek fëmijët janë shumë të lehta. Studimet janë bërë në vende ku shkollat kanë qëndruar hapur. Nuk janë vende të largëta, po flasim për vende fqinje. Fatmirësisht transmetimi ndërmjet fëmijëve është i ulët dhe forma e transmetimit tek fëmijët është nga familja. Fatmirësisht e marrin në mënyrë shumë të lehtë dhe e kalojën lehtë.

Kujtoj dhe një element fëmijët dhe shkollat janë lokale që do të thotë që ndodhen në lagjen ku jetojnë fëmijët dhe risku është më i vogël.”- tha mjeku epidemiolog.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*