Harrojeni hapjen e kufinjve: Ja sa shqiptarë me koronavirus kanë hyrë në Greqi që prej 1 korrikut

Zëvëndësministi i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferecë për median ka bërë me dije numrin e përgjithshëm të shtetasve të huaj që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19

Ai deklaroi se autoritetet greke që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për turistët kanë kryer 127.900 testime.

Haradalias u shpreh se nga shtetasit e huaj kanë rezultuar pozitiv 295 presona, përkatësisht: 78 raste janë shtetats serbë, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.

Sakaq, ai ka bërë me dije se nga 1 korriku e deri tani, Greqinë e kanë vizituar 918.032 persona

197 persona kanë humbur jetë nga koronavirusi në Greqi që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4,048.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*