“Hiqi pantallonat se i ke per…”/, Arbana Osmani shtatzene nuk permbahet ndaj fansit (FOTO)

Arbana Osmani është duke shijuar javët e fundit të shtatzënisë. Ditën e djeshme na tregoi edhe barkun e rrumbullakosur teksa po shijon pushimet nga veriu në jug të vendit.

Së fundi ajo ndodhet në Theth, ku po kalon disa ditë në ajrin e freskët dhe të pastër, nën shoqërinë e njerëzve të afërt.

Dje Arbana publikoi një foto ku shfaqej e veshur sportive me xhinse dhe një bluzë që i tregonte barkun e rrumbullakosur. Por ndjekësit, nuk janë mësuar me këtë look të Arbanës dhe menjëherë ia vunë këtë gjë në dukje:

“Ti je yll fare por këto pantallonat falja dikujt se nuk qenkan për ty”, i shkruante një ndjekëse.

Arbana nuk ngurroi aspak t’ia kthenet se kjo do të jetë gjëja e parë që do të bëjë pas lindjes. Moderatoria ia ktheu: “Mezi po pres”, me një emoji duke qarë që të lë të kuptosh se veshjet në periudhë shtatzënie janë një hall më vete.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*