Historia per te q.arë e vajzes nga Dibra! I fejuari e le shtatzane por pas 5 muajsh e b raktis se eshte e semure mendore

Historia e trishtë e 30-vjeçareje nga fshati Arrëz i Dibrës është trajtuar ditën e sotme në studion e e misionit me “Zemër të Hapur”. Një histori që zë fill në moshën 3-vjeçare, moshë në të cilën 30-vjeçarja humbet babain nga një infarkt në zemër. Pikërisht këtu nis edhe kalvari i gjatë i v uajtjeve. U detyrua të jetonte me gjyshin dhe gjyshen pasi nëna pas një dakortësie me njerëzit e bashkëshortit u kthye në familjen e babait të saj.

Pas pesë vitesh nga vd ekja e bashkëshortit nëna u martua dhe vajza jetoi deri në moshën 30 vjeçare në familjen e gjyshërve. Në moshën 30-vjeçare e martojnë me shkuesi dhe pas tre muajsh fejesë, largohet në Itali së bashku me bashkëshortin. Pas pesë muajsh 30-vjeçarja sillet në shtëpinë e gjyshërve pasi bashkëshorti nuk dëshiron të jetoj me të.

“Kam nje vajze vellai eshte 30 vjece, babi i ka vde kur, nena i eshte martuar me tjeter ajo quhet Pranvera Dani nga fshati Arras Diber .Ishte fejuar me 8 janar viti 2020 me nje cun nga Dibra i cili ka iniciale I. E iku ne Itali me te fejuarin me 12- janar. Ai e mbajti 5 muaj dhe e br aktisi goca ka ngel shtatezen eshte 4 muaj e gjysme e ka sjell i vellai i tij me pretendimin se vajza ka probleme te shendetit mendor. Mbesa nuk kishte qen ne gjendje te mire shendetesore pra kishte kaluar de presion, tani ndodhet ne shtepine e xhaxhait, nuk kemi mundesi per ta ndihmuar sepse eshte edhe shtatezene. Prandaj ju lutem na ndihmoni se nuk ka familje.

E kam vajzen e vellait, vellai im ka nderruar jete para 30-vitesh. E rriti nena e vet jetime. Ne moshen 30 vjec ne janar te 2020 e fejuam me shkuesi, mirepo pas disa muajsh u largua me burrin ne Itali. Vajza ngeli shtatezane, por pati probleme te shendetit mendor. Burri e solli ne shtepi te mua dhe e br aktisi. Ne e çuam vajzen ne spitalin e Peshkopise dhe vajza eshte shtatezane.

Babai i ka vd ekur ne moshen 27 vjec dhe vajza ka qene 3 vjec. Ne kete kohe mamaja e saj u martua me dike tjeter. Vajza jetoi me gjysherit dhe xhaxhallaret ne fshatin Arras. Nena u martua dhe mbesa ime nuk e takonte. Pas vd ekjes se vellait nena e vet iku te prindrit e vet dhe vajza ndenji me gjyshrit sepse nuk e permbante kanuni, nese do merrte vajzen athere ajo nuk do te martohej me. Ajo vendosi te martohej pas pese vitesh ne zonen tone ne nje fshat tjeter.Vajza u rrit dhe ne moshen 30 vjec u fejua me nje djal nga Dibra ne janar te vitit 2020 me shkuesi. Pasi u fejua ai djali jetonte ne Itali me dokumenta dhe ai ja beri dokumentat per tre muaj dhe e moren me vete dhe u martuan pergjithmone por per shkak te kesaj pandemise nuk u celebruan.-tha ne studio halla e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*