I dashuri e mori në shtëpi, aty gjeti edhe shokun e tij. Si e pë.rdh.unuan 23-vjeçaren fierake dhe më pas i kërkuan te

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit një javë më parë, ku një vajzë 23- vjeçare dyshohet se është për.dhu.nuar nga dy djem të rinj.

Ngjarja është raportuar ditën e djeshme nga Policia, ku sipas burimeve mësohet se vajza ka bërë denoncimin duke kërkuar ndihmë pasi dy të rinj përveçse e kanë pë rdh unuar, e kanë vënë nën pr esion për t’i marrë pasurinë.

Policia tha në një komunikatë zyrtare se dy të rinjtë janë ndaluar pas denoncimit nga 23- vjeçarja për përdh unim dhe kër cënim për dhënie pasurie. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me inicialet M. G., i dë nuar më parë për kundërshtim dhe go ditje të prokurorit dhe 25-vjeçarin O. A., që të dy banues në qytetin e Fierit.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare, se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdh unuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, sipas burimeve dyshohet se vajza dhe njëri nga djemtë kanë pasur një lidhje me njëri-tjetrin dhe djali e ka ftuar në shtëpinë e tij në datën 5 maj, por aty ka qenë edhe shoku i tij dhe që të dy kanë filluar të bëjnë biseda rreth parave që u mungonin dhe ndihmës që mund t’u jepte vajza.

Kjo e fundit dyshohet se ka kundërshtuar dhe ka tentuar të largohet, por djemtë kanë përdorur forcën për ta mbajtur. Ata nuk janë mjaftuar me kaq, por e kanë përdhu nuar të dy.

Ata po ashtu, i kanë bërë pr esion që vajza të gjejë një mënyrë për t’u dhënë nga pasuria e familjes së saj.

Edhe kur e kanë lënë të lirë që të largohet, ata i kanë kujtuar se do të kthehen prapë tek ajo nëse nuk merr masa për t’u dhënë atë çfarë i kërkuan.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*