I dolën fotot e ‘tradhëtisë’ Stresi ben veprimin e papritur me vjehrrën, çfarë do mendojë Kejsi pas kësaj fotoje

Nëse ka diçka që na e ka mësuar çifti i shumëpërfolur Keisi-Stresi, është në fund dashuria gjithnjë triumfon, pavarësisht problemeve apo pengesave që mund të has një lidhje.

Kohë më parë u raportua se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndonëse dedikimet dhe detajet e ndryshme, si për shembull unaza në dorën e Keisit, na kanë bërë të mendojmë se shkëndiat mes tyre ekzistojnë ende.

Megjithatë, situata do bëhej serioze dy ditë më parë, kur në rrjet qarkulloi një lajm sipas së cilit reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bjonde Atalanta Kërçyku.

Mirëpo, ku lajm rezultoi i pavërtetë dhe këta na e konfirmoi vetë reperi i sukseshëm, i cili tha për “Iconstyle.al” se nuk e njeh fare vajzën në fjalë dhe se është i martuar. Më pas, Keisi për t’i vënë vulë muhabetit u shfaq duke dëgjuar këngët e reperit në një video live në Instagram.

Por, edhe këto nuk ia mbushën mendjen disa personave, por na lejoni t’ju themi se çifti vijon të ketë ndezur jo vetëm disa shkëndija, por zjarrin e dashurisë. Pak minuta më parë Stresi ka postuar një foto me mamanë e Keisit dhe krahas fotos shkuan: “Me vjehrrën më të mirë”.

Epo duhet ta pranojmë se reperi me këtë që ka shkruar jo vetëm na vërtetoi se vijon të jetë krah Keisit, por është edhe ëndrra e çdo vjehrre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*