I ka kapur kriza e virusit? Miliarderet dhe politikanet shqiptare nxjerrin në shitje vilat në Gjirin e Lalzit

Ata për 30 vite me radhë gjetën “Parajsën” në Shqipëri, ku njerëzit ngopeshin edhe me lugën bosh, apo kënaqeshin vetëm nga një fjalë e mirë, apo premtim që si gjithmonë nuk mbahej… Ata kanë qenë gjithmonë në pushtet me cilëndo qeveri që ka ardhur e ikur me apo pa votë, si dhe kanë ndarë gjithmonë të mirat bashkë me politikanët e cilësdo ngjyrë, të cilët i kanë lënë të bëjnë çfarë të duan, mjaftonte t’u “ngrohnin” xhepat me para.

Por situata e paqartë në vend, kriza ekonomike e radhës që po troket, tërmetet, COVID-19, si dhe paqartësia e lojës politike në muajt e fundit, duket se e ka prishur edhe rehatinë e oligarkëve, ose të paktën të një pjese prej tyre. Janë pikërisht këta të fundit, që të shtyrë nga situata e paqartë, ose të nxitur nga ndonjë informacion konfidencial i rangut të lartë, kanë nisur që të nxjerrin në shitje pasuritë e tyre të patundshme.

Lexuesit e “Gazetaatdheu.com” kanë sjellë në adresën e redaksisë tonë pikërisht këto foto, të një vile e cila është nxjerrë në shitje në atë që njihet si një prej “Parajsave” të politikanëve, deputetëve, njerëzve të pushtetshëm dhe oligarkëve të këtij vendi, një resor i shumë përfolur në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Është pikërisht ky vend buzë detit Adriatik, që mban sot disa prej resorteve me vilat nga më luksozet në Shqipëri, të cilat i përkasin një pakice të pasur dhe me pushtet politik dhe ekonomik në vend. Sipas lexuesve që kanë kërkuar të mbeten anonim, “pushtetarët dhe ish-pushtetarët po i shesin pronat për t’u larguar nga vendi. Kjo po ndodh në Gjirin e Lalzit…”!

Nga sa mësuam, vila 3-katëshe, me 4 dhoma gjumi, 2 tualete, 1 sallon ndenje dhe 1 kuzhinë, si dhe me një oborr të madh, ndodhet në resortin “Lura”, në Gjirin e Lalëzit, aty ku kanë residencat e tyre verore shumë prej politikanëve dhe biznesmenëve më të njohur të vendit.

Kjo vilë sipas lexuesit që e ka nisur: “i përket një ish-funksionari të lartë shtetror, i cili me sa duket tashmë pas kaq vitesh në përdorim u ‘mërzit’ me këtë plazh dhe kërkon ta shesë pronën e tij, mbase edhe pse do të largohet nga Shqipëria…?”.

Pa dashur të bëhemi paragjykues, kemi bërë vetëm një ekspozim të disa prej fotove të kësaj vile, për të treguar vetëm luksin, konfortin, elegancën dhe arredimin e saj brenda dhe jashtë.

Ndërkohë, burimet tona kanë shtuar se, kjo vilë luksoze 3 katëshe, aktualisht është reklamuar nga një prej agjencive më serioze të shit-blerjes së pronave në vend, e cila e ka pasqyryar atë edhe në faqen e saj publike të marketimit.

Por “Gazetaatdheu.com” pa dashur të merret aspak me agjencinë private që kryen aktivitetin e shit-blerjes së pronave, dhe duke ruajtur etikën dhe privatësinë e detajeve të tjera, po bënë sot vetëm publikimin e disa fotove nga kjo supervilë, të cilësn çdo njeri do ta kishte zili dhe do ta ëndërronte. Komentet, etiketimet apo analizat mbi këtë pronë apo pronarët e saj, ne po i lëmë në dorë të lexuesve tanë dhe aspak nuk duam që të mbajmë qëndrim./ GazetaAtdheu.com

Për më tepër shijoni pamjet

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*