I vuri re dicka te dy shimte, gazetarja diagnostikohet me sëmundjen e rëndë pas mesazhit që i shkroi fansja

Një reportere në Florida është diagnostikuar me kancer, pasi një shikues i shqetësuar pa një gjëndërr në fyt dhe e njoftoi atë se mund të ishte një tumor. Victoria Price shkroi në një postim në Twitter të enjten se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr tumorin dhe disa nyje limfatike. Seria e ngjarjeve të papritura filloi në qershor, kur një grua vuri re një gjëndërr të dyshimtë në fyt. Gruaja menjëherë i dërgoi email.

Ajo shkruante:

Përshëndetje, sapo pashë raportin tuaj të lajmeve. Ajo që më shqetëson mua është gunga në qafë. Ju lutemi kontrolloni tiroidet tuaja. Më kujton qafën time dikur që doli të ishte kancer. Kujdesuni për veten tuaj!
Mjeku i saj gjeti një nyje që rritet në tiroide që po i përhapej në nyjet e saj limfatike.

Ajo tha:

Sikur të mos kisha marrë atë email, kurrë nuk do ta kisha njoftuarr mjekun tim. Kanceri do të vazhdonte të përhapej. I jam mirënjohëse asaj, e cila edhe pse s’më njihte dhe kishte detyrim zero, ajo e bëri gjithsesi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*