“Ishte babai im…”, Sokol Balla del i përlotur në emision me të zeza, pak orë pas humbjes së të atit (Video)

Gazetari Sokol Balla, edhe pse kishte humbur të atin pak orë më parë, mbrëmjen e djeshme vendosi që të mos hiqte dorë nga emisioni i tij, ku kishte të ftuar ish-ministrin Ditmir Bushati.

I veshur në të zeza, dhe me dhi mbjen që dukshëm i dallohej në fytyrë, Balla në fund të emisionit, tha se ky kishte qenë një nga më të vështirët për të, e falenderoi analistët e tjerë dhe Bushatin, që ia bënë transmetimin më të lehtë.

“Bushati të falenderoj, ju falenderoj shumë të gjithëve, Vajsarin dhe Lubonjën, e Ditmirin si mik, pak orë më parë babai im është ndarë nga jeta, dhe nuk ishte e lehtë për mua që të dilja në emision”, u shpreh Balla, ndërkohë që Bushati tha se Lulzim Balla ishte një njeri shumë i dashur i paskuintave në ndryshim nga i biri.

“Do isha shumë egoist tani që të tregoja shumë histori, sesi ai mua, dhe sesi unë preja tij, kujtoj Gushtin e 92-shit ku më mori prej dore dhe më ngjiti në shkallët e RTSH-së, sapo kisha fituar konkursin e gazetarisë, dhe më futi në një botë të re, nëse kam një anë pozitive që unë rrallë ja gjej vetes, e kam edhe prej tij, dua ta mbyll me fotografinë e tij, ai ishte një burrë i pamshëm e i sjellshëm, ishte thjeshtë babai im”, u shpreh mes emocioneve Balla.

Mjeshtri i Madh, kameramani i njohur i RTSH-së, Lulzim Balla, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas luf tës disavjeçare me një sëmundje të rëndë. i ati i gazetarit të njohur Sokol Balla, një nga figurat që ka shënuar emër në Televizionin Shqiptar, vu ante prej 5 vitesh, por luftën me sëm undjen nuk e fitoi dot.

Babai i gazetarit, prej 43 vite, Lulzim Balla shërbeu në RTSH, si mjeshtër i kameras duke u kujdesur në detaje për imazhin e të gjithëve. Gjithnjë i qeshur e fjalë pak e me një karrierë të gjatë mbi supe, ai arriti në kthehej në figurën më të dashur për institucionin ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim e devotshmëri. Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*