Iu vendos dy herë ek.sploziv, vd.es në moshën 36-vjeçare mjeku i njohur (FOTO)

Mjeku stomatolog Arlind Lala ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 36 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të gjithë kolegëve të tij.

Sakaq, nuk është bërë ende me dije se çfarë ka shkaktuar vd ekjen e 36 vjeçarit.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Dr.Arlind Lala, lindur më 9 Korrik 1984, në qytetin e Durrësit. Ai u diplomua në vitin 2007 pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Stomatologji. Dr.Arlindi ushtronte aktivitetin e tij si dentist në qytetin e Shijakut.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut i shpreh ngushëllime familjes, bashkëshortes e të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehsh në paqe Dr.Arlindi !Presidenti i U.S.SH,” shkruan Deda në postimin e tij.

Kujtojmë që në vitin 2017 Arlind Lalës iu vendos dy herë ek sploziv në aktivitetet e tij private.

Lalës hërën e parë iou vendos ek sploziv tek klinika e tij dentare private dhe herën e dytë në një magazinë të cilin ai e kishte marrë me qera.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*