“Kërkova rrënojat e familjes”, Blendi Fevziu si i adoptuar tregon rrënjët e tij dhe nuk do ta besoni se nga është (VIDEO)

Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, emisioni “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë- Leskovik- Përmet.

Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij.

“Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920. Siç ndodh në vende të vogla secili ishte i gatshëm të më tregonte se ku ai kishte lindur 130 apo 140 vjet më parë. 140 vjet në zona të vogla janë thuajse asgjë, kujtesa është e fortë”, tha gazetari.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*