Kjo vile jepet falas, por askush nuk e pranon dhe kjo është arsyeja

Një shtëpi e ofruar si dhuratë është diçka befasuese, por a e dini që ka nga ata që s’e pranojnë?

Kjo është ajo që ndodh me shtëpinë piktoreske të vendosur në Luiziana , në jug të Shteteve të Bashkuara.

Ndërtimi është nga fundi i viteve 1920 dhe ka stilin tipik të ndërtimeve të para të industrializuara, të cilat mund të çmontohen, shkruan meganews.al.

Agjentja e pasurive të patundshme Sylvia McLain postoi në Facebook- un e saj që pronarët e tanishëm propozojnë ta dhurojnë atë për ta “transferuar atë në një vend tjetër për restaurim”, dhe kështu të ruajnë tokën 67 hektarë në të cilën është ndërtuar.

Ideja, siç shpjegon McLain, është “të shpëtojmë identitetin e shtëpisë”.

Surpriza për McLain erdhi me përgjigjet për postimin e saj. Komentuesit raportuan se kishin përjetuar ndjesi të çuditshme në vendbanim, shkruan meganews.al. Sidomos zhurmat në kuzhinë, kur askush nuk ishte aty.

Sipas dëshmive, shpirti që jeton në atë shtëpi është akoma ai i Adele, një pasardhëse e familjes që zotëron shtëpinë për disa breza.

“Ne mendojmë se gjyshja e madhe Adele është fantazma, por që ajo nuk përbën kërcënim. Ajo jetoi pothuajse 90 vjet dhe ishte gjithmonë në kuzhinë. Prandaj, ajo dëgjohet duke tundur enët.”

Shpresa për të gjetur këdo që dëshiron shtëpinë është e paprekur. Të shkatërrosh do të ishte të harxhosh këtë trashëgimi unike. “Shpresojmë që dikush ta dijë ta vlerësojë”, tha një nga pasardhësit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*